Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Zvicër: Urime shqiptarë

Zvicra

Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Zvicër: Urime shqiptarë

Nga: Ahmet Kosumi Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 10:14
LDK

Urojm të gjithë mërgimtarët shqiptare ku do që janë, Ditën e Flamurit!  

Shpallja  e  Pavarësisë, më  28  Nëntor 1912, shenoi  kulmin e popullit shqiptar për  Liri dhe Pavarësi.

Për çdo përvjetor në kët ditë, ne festojmë dhe lutemi, që  të punojnë dhe veprojnë me përgjegjësi në interes të Kombit dhe çështjes shqiptare në përgjithësi!

Kombi ngritet dhe fuqizohet me punë dhe jo me fjalë!

Sot shqiptarëve u duhen mendje të ndritura e jo fjalë të ngritura. Edhe pas një shekulli vlen po e njëjta porosi e Rilindasve tanë dhe njerëzve të ndritur, se vetë Drita e diturisë përpara do na shpjerë, drejt realizimit të aspiratave mbarë shqiptare si dhe forcimin e Unitetit kombtar.  

Pra edhe njëherë të gjithë Shqiptarëve ku do që jen, urime 28 Nëntori, Festa e Pavarësisë!

Të rreshtohemi rreth simbolit, për Unitetit të Kombit!

Solothurn, 28 Nëntor 2020              

LDK, Dega në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat