Xhamia në Langentall me mision zhdukjen e gjuhës shqipe

Zvicra

Xhamia në Langentall me mision zhdukjen e gjuhës shqipe

Saim Tahiraj Nga Saim Tahiraj Më 20 dhjetor 2020 Në ora: 17:42
Xhamia në Langentall

Xhamia në Langentall e finacuar nga mërgata shqiptare që punon dhe jeton në Langentall me rrethinë, ka harruar qëllimin e saj. Ajo ka marrë një qëllim tjetër, një mision tjetër, luftën për zhdukjen e gjuhës shqipe dhe zëvendësimin e saj me arabishte dhe turqishten. Kjo luftë e turpit është vazhdimësi e armiqve tanë pesëshekullor osman dhe qindra vjeçar serbë, të cilët u përpoqën në çdo formë dhe me çdo mjet ta zhdukin gjuhën tonë të dashur shqipe!

Kjo xhami, në vend që të zhvillojë detyrën e saj fetare është shndërruar në çerdhe dreqi dhe po zhvillon veprimtarinë e armiqëve tanë shekullor zhdukjen e gjuhës Shqipe! Për çudi të madhe prindërve shqiptarë u janë verbuar sytë dhe i dergojnë fëmijët e tyre në këtë çerdhe ç'kombëtarizimi! Aman o Zot deri ku kemi arritur në këtë vetëvrasje kolektive shqiptare!

Në Langentall me rrethinë jetojnë dhe veprojmë shumë intelektualë, aktivistë, veprimarë dhe për çudi të gjithë kemi mbyllur sytë dhe veshët para kësaj tragjedie kombëtare! A thua nuk po i shohim fëmijët tanë duke humbur gjuhën dhe identitetin kombëtar në vendin më demokratik të Evropës.

Rrymat më anti shqiptare Neootomanizmi, Vehabizmi, po na i gëlltitin fëmijët tanë dhe po i dërgojnë drejt një humnere ku do i humbim përjetësisht! Çfarë po bëjmë ne?

Po heshtim dhe me heshtjen tonë po shndërrohemi në bashkëpuntorë me ata që po shkatërrojnë gjuhën shqipe, po shkatërrojmë fëmijët tanë, po shkatërrojmë identitetin tonë. Nëse vazhdojmë kështu në një të ardhme të afërt fëmijët tanë do flasin turqisht, arabisht dhe do të kenë kulturën e ature popujve. Kulturën shqiptare, më e vjetra në Evropë, po e shkatrojmë vet ne shqiptarët, mu në zemër të Evropës!

Po të shikosh në rrjetet sociale, kemi shumë intelektualë dhe veprimtarë nga Langentalli me rrethinë që janë shumë aktiv. Shkruajnë, komentojnë, japin mendime dhe ide për tema dhe probleme nga më të ndryshmet, madje edhe të atyre shumë pak të rëndësishme. Kritikojmë shumë pushtetarët, politikanët në Kosovë, madje edhe iu shesim mend, kurse me problemet tona fundamentale që na rrethojnë këtu, nuk merremi fare me to! Ky është problemi kryesor që ne urgjentisht duhet të merremi dhe ta pengojmë sa më parë se nesër do të jetë vonë! Ju ftoj të gjithë intelektualët, veprimtarët dhe patriotët që të takohemi dhe të gjejmë format e duhura të veprimit në mënyrë që ta pengojmë dhe zhdukim sa në parë këtë rrymë antikombëtare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat