Një furgon me 80 kilogramë drogë (Marihuanë sintetike) është gjetur nga policia zvicerane. Mësohet se i arrestuari është një serb.
Droga u zbulua nga policia kantonale e Saint-Gallenit gjatë një kontrolli rutinor të trafikut në Neuhaus.
Mësohet se droga ishte në një furgon që mbante targa të Cyrihut dhe drejtohej nga një serb 27-vjeçar.
Shoferi u arrestua, Prokuroria Publike e Kantonit të St. Gallen ka filluar procedim penal.