Mjeku shqiptar që punon në Zvicër: Vaksinohuni, Kosova temë ditore, kështu po e quajnë zviceranët

Zvicra

Mjeku shqiptar që punon në Zvicër: Vaksinohuni, Kosova temë ditore, kështu po e quajnë zviceranët

Nga: G.B Më: 30 gusht 2021 Në ora: 15:36
Ismet Blakaj

Ismet Blakaj i cili prej 12 vitesh punon si mjek në Zvicër, ka bërë thirrje për vaksinim.

Përmes një shkrimi dërguar për “Bota sot”, ai ka thënë se njerëzit nuk duhet të jenë skeptikë për të marrë vaksinat kundër Covid.

Ai ka thënë se Kosova është bërë temë ditore në Zvicër, për shkak të numrit të madh të personave të infektuar me Covid.

Më poshtë shkrimi i tij:

Unë quhem Ismet Blakaj, punoj që 12 vite në Emergjencë (Notfall) në Kantonin Obwalden dhe Nidwalden. Janë bërë gati 2 vite që trajtojmë pacientë me Covid - 19. Kam përjetuar shumë raste të rënda me pacientë që e kanë pasur këtë virus, besa shumë edhe kanë vdekur nga ky virus...

Ju kisha lutur e gjithë shqiptarëve që jetojnë në Zvicër, pa marrë parasysh që nga vijnë nga trojet tona që të jenë të vetëdijshëm se sa me rëndësi është vaksinimi kundër Covid- 19 dhe jo të jenë skeptikë dhe të rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve në këtë shoqëri... Kosova përsëri është temë ditore kudo në Zvicër, për shkak të numrit të madh të njerëzve që janë me Covid-19 pozitiv, derisa edhe po e quajnë Ko - Covid - 21 (Kosova Covid - 21).

Në Zvicër ka mjekë, infermierë, anestesistë, që punojnë për ditë me pacientë me Covid-19. Ju lutem kontaktoni këta njerëz dhe merrini informata dhe sugjerime rreth këtij virusi si dhe vaksinimit kundër këtij virusit.

Ju lutem shumë, mos rrezikoni jetën e juaj dhe të tjerëve, bëhuni të vetëdijshëm për shëndetin tuaj. Mos u mashtroni nga njerëz që nuk kuptojnë se çka është ky virus dhe sa i dëmshëm është për shëndetin tuaj. Mos u bëni skeptikë pa e ditur arsyen veç hajt ka thënë njëri. Informohuni njëherë e pastaj vendosni për shëndetin tuaj dhe familjarëve tuaj... Vetëm vaksinimi dhe masat kundër Covid -19 janë arma e vetme për të ruajtur shëndetin tuaj...

Informohu dhe BESO që virusi ekziston, mos e mashtroni veten dhe të tjerët. Shumica që janë skeptikë kur të infektohen me këtë virus, vrapojnë të parët në Notfall (Emergjencë) dhe kërkojnë ndihmë...

Me respekt Ismet Blakaj.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat