Nga e hëna shqiptarët e pa vaksinuar nuk mund të hyjnë në Zvicër

Zvicra

Nga e hëna shqiptarët e pa vaksinuar nuk mund të hyjnë në Zvicër

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 12:44
Ilustrim

Qytetarët Shqipëria dhe Seria nuk do të mund të hyjnë në Zvicër nga e hëna nëse nuk janë të vaksinuar, kanë njoftuar autoritetet nga Berna zyrtare  për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Këto masa kundër serbëve dhe shqiptarëve i ka konfirmuar edhe Sekretariati Shtetëror për Migracionin e cila Shqipërinë dhe Serbinë i ka vënë në “listën e vendeve në rrezik” i cili vendim hynë ne fuqi nga e hëna (27 shtator) e ardhshme.

Sipas Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) lista do të përfshijë përveç Shqipërinë dhe Serbinë edhe Armeninë, Azerbajxhanin, Brunein dhe Japoninë, por jo edhe Kosova dhe Maqedonia Veriore.

Zyrtaret nga SEM kane njoftuar se këto masa strikte mund të përjashtohen rastet “exceptionnel”, raste urgjent si:  vdekjen e të afërmve, thirrjen në gjykatë ose vizitat urgjente tek autoritetet. Kurse për ata që janë vaksinuar, asgjë nuk ndryshon. Ata mund të hyjnë në vend normalisht me vizë. Sidoqoftë, ata duhet të kenë marrë një nga vaksinat e njohura.

Ndryshe shqiptarët dhe serbët që kanë leje qëndrimi në Zvicër gjithashtu nuk do ke teken probleme me hyrje. Ata mund të vazhdojnë të hyjnë në vend edhe nëse nuk janë vaksinuar, mjafton një certifikatë (negativ) nga rajoni që vjen.

Arsyeja e këtyre masave stirkte të autoriteteve helvetike vjen për shkak se u është imponuar nga situata e tensionuar epidemiologjike në këto vende.

Serbia, për shembull, kohët e fundit regjistroi më shumë se 6,500 infeksione të reja në ditë, një shifër shumë e lartë për një popullsi prej gati shtatë milionë.

Situata në Shqipëri nuk është aq e tmerrshme, por vala e katërt e koronavirusit po tërhiqet gjithashtu atje.

Serbia me 7’698 viktima, me 854’000 të infektuar

Kosova me 2’878 viktima dhe me 159’000 të infektuar

Shqipëria me 2’569 viktima dhe me 161’000 te infektuar

Maqedonia Veriore me 6’396 viktima dhe me 186’000 te infektuar

Situata më e keqe është ne Serbi, ku gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 6,745 të prekur nga koronavirusi dhe 35 persona vdiqën si rezultat.

Në Maqedoninë Veriore situata hiq nuk është më e mirë, është alramante, ku sot kishte 41 te vdekur dhe 539 të infektuar nga koronavirusi.

Në Shqipëri për dallim nga vendet në Ballkan, gjendja është shumë më e mirë, ku gjate 24 orëve kishte vetëm 4 viktima dhe 849 raste të infektuar nga korona.

Kur është fjala për Shqipërinë, qindra qytetarë kryesisht nxënës dhe studentësh kanë protestuar për të treten herë me radhë në Tiranë kundër vaksinimit.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat