Shqiptarët e Zvicrës të gjithë të vaksinuar

Zvicra

Shqiptarët e Zvicrës të gjithë të vaksinuar

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 17:30
Shqiptarët e Zvicrës

Pse shqiptarët dhe të huajt e tjerë në Zvicër hezitojnë të vaksinohen, kanë shkruar disa media në Zvicër duke ju referuar një sondazhi. Kurse përfaqësues të komunitetit shqiptarë në Zvicër sikur edhe deputetë e kundërshtojnë këtë konstatim.

Vaskinimit dhe respektimi i masave në Zvicër, komuniteti shqiptarë janë përgjigjur pozitivisht mesazheve dhe apeleve të autoriteve zvcerane por edhe aytre nga Kosova.

Para zgjedhjeve në Kosovë qëndruan deputë nga Gjilani dhe Gjakova në disa qendra të Zvicrës të cilët ishin të qartë përballë diaporës me mesazhe lidhur me vaksinimin, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Kështu deputeti Alban Hyseni, kryetar i ri i Gjilanit në dy tubime në Zvicër (Aarau dhe Gjenevë) apeloi dhe ftoi komunitetinshqiptar të vasksinohen “vaksinimi është më shumë se integrim, është përkujdesje të fëmijëve tanë, shoqërisë dhe mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë”.

Javën që kaloi kishte lëvizje të shumta nga Zvicra në drejtim të Kosovës për shkak zgjedhjeve në Kosovë ku kishn shkuar serish në mënyre të organizuar të votojnë në vendlindje.

Përkundër pandemisë, një numër i madh i shqiptarëve shkuan në rajon për të votuar dhe sipas organizatorëve të gjithë ishin të vaksionuar, çka dëshmon se në dalje dhe hyrje në Zvicrër policia s’ka pasur kurrfarë problemi me pasagjerët shqiptarë sa i përket vaksinave apo testeve PCR.

“Në emer të Pikës së LVV Obersee-SG, i falenderoj gjithë bashkudhëtarët aktivistët e LVV që udhtuan me ne për ta ndihmuar fitorën e LVV në rundin e dytë në balotazh, gjithashtu falenderoj gjithe udhtaret që treguan me dëshmi se ishin të vaksionuar duke treguar me dëshmi çërtifikatat e vaksinimit”, ka deklaruar pas kthimit nga Prishtina veprimtari i njohur në Zvicër Ilmi Cakolli, aktivist i VV në kantonin e SG.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat