Hapet një tjetër shkollë e gjuhës shqipe në Zvicër

Zvicra

Hapet një tjetër shkollë e gjuhës shqipe në Zvicër

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 23:26
Hapet një tjetër shkollë e gjuhës shqipe në Zvicër

Shkolla Shqipe në Zvicër vazhdon me hapjen e pikave të reja shkollore, këtë të shtune me datën 13 nëntor 2021 u inagurua një tjetër klasë e gjuhës shqipe në komunën Aigle, të Kantonit Wadt, të Zvicrës.

Në prag të festave të Nëntorit (Ditës së Alfabetit dhe Ditës së Flamurit) Shkolla Shqipe në Zvicër së bashku me prindërit shqiptarë edhe njëherë dëshmoi se prindërit shqiptarë janë të interesuar t`i dërgojnë fëmijët e tyre në gjuhën amtare.

Kësaj radhe ishte hapja e shkollës shqipe në Aigle, të Kantonit Wadt.

Prandaj kanë të drejtë të gëzohen nxënësit: Engjellusha, Elisa, Agnesa, Anisa, Andi, Klaydi, Blendi, Lorisi, Eliza, Adrijoni, Dea, Ardona të cilët filluan mësimet në klasën e mësueses Ardita Abazit.

Image
Hapet një tjetër shkollë e gjuhës shqipe në Zvicër

Në ditët në vazhdim priten edhe nxënës të tjerë të regjistrohen në këtë pikë shkollore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat