Shoqata “Zhegra” në Gjenevë festoi ditën e flamurit

Zvicra

Shoqata “Zhegra” në Gjenevë festoi ditën e flamurit

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 11:19
Pamje nga Gjeneva

Sikur në mbarë Zvicrën edhe në kantonin e Gjenevës komuniteti shqiptar kanë shënuar festën e madhe kombëtare Diten e Flamurit-28 Nëtorin, dikush ne shtëpi me familje e dikush në restaurante të ftuar nga shoqata të ndryshme që veprojnë në kantone.

Kështu aktivistë dhe anëtarë të Shoqatës Atdhetare “Zhegra” në Gjenevë mbrëmë në Restorantin “Sur le Pouce” në Meyrin (GE) kanë mbajtur darkën tradicionale, meqërast kanë kremtuar edhe 28 Nëntorin-Ditën e Flamurit duke përkujtuar edhe 23 vjetorin e rënies heroike të heroit tonë kombëtar Agim Ramadani (Brgd.138-të) dhe të rënëve të tjerë të Betejës së lavdishme të Koshares, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Në këtë mbrëmje festive ku flamuri ynë kuqezi kishte bashkuar të gjithë shqiptarët, pamarësisht nga bindjet e tyre poltike, duke lenë anash për disa orë politikën, pjesëmarrësit bënë fjalë kryesisht për aktivitet dhe kontributet e shoqatës “Zhegra” në vendlndje, pastaj për flamurin, për jetën dhe vepren e Ismajl Qemajlit si dhe heronjt e komandantëve të UÇK-se Adem Jasharit dhe Agim Ramadanit në të cilin tubim pezentuan edhe djalin dhe vellain ë heroit tonë nga Zhegra, Agim Ramadanit.

“Në kuadër së darkës së organizuar më 27 nëntor, për shkaqe të kufizimit nga autoritete e Gjenvës numri maksimum i autorizuar është ne 70 vetë. Pass COVID, test PCR ose anitigjenik negatif janë të obliguar per të hyrë në restorant. Nuk do të ketë kurrfar mundesie tolerimi, ” keshtu kishin paralajmëruar një javë përpara Ditës së Flamurit organiztarët e Shoqatës “Zhegra” ne Gjenvë.

Nga gjithë pjesëmarrësit e kësaj darke festive në fund kanë kontribuar në fondin e shoqates 'Zhegra' me nga 100 franga dedikuar për ndihma humanitare në venindlindje për nevojtarët.

Në këtë mbrëmje edhe më të hasrshme e bënë edhe muzikë Live, ku pjesëmarrësit u argëtuan me sharki e qifteli nga Esat Gashi dhe Mejdi Murseli.

Për disa orë rresht ju kendua Shqiperisë, Kosovës, Luginës së Preshevës, pastaj edhe UÇK-së dhe heronjeve tonë kombëtare Nga Skënderbeu e deri tek Ismajl Qemjali, Adem Jashari dhe Agim Ramadani nga Zhegra e Gjilanit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat