24 të vdekur dhe mbi 8 mijë raste të reja me CoVID-19 në Zvicër

Zvicra

24 të vdekur dhe mbi 8 mijë raste të reja me CoVID-19 në Zvicër

Nga: M.L. Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 15:27
Hapat e ardhshëm duhet të vendosen të premten.

Zyra Federale e Shëndetit Publik jep informacione të përditshme për zhvillimin e epidemisë së koronës në Zvicër. Blick vazhdimisht përmbledh shifrat e autoriteteve dhe publikon statistikat, transmeton “Bota sot”.

E martë, 14 dhjetor: BAG raporton 8 mijë 163 raste të reja me korona

Në 24 orët e fundit, 8163 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit. Numri i testimeve të kryera është 48 mijë 374. BAG raporton për 24 raste të reja të të vdekurve nga CoVID-19. Po ashtu 155 persona të tjerë u shtruan në spital.

Të premten, Këshilli Federal do të vendosë për shtrëngimin e mëtejshëm të masave kundër CoVID-19. Një zgjerim i rregullave 2G është tashmë i parashikueshëm, sepse kantonet shohin gjithashtu një nevojë urgjente për veprim. Solothurni është kantoni i parë që mbështet propozimet.

Situata në frontin e koronës po përkeqësohet dhe shumë spitale tashmë po kalojnë në regjimin e krizës.

Kantonet kanë afat deri në mbrëmje për të komentuar për shtrëngimin e propozuar nga Këshilli Federal. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat