Zvicër: 47 të vdekur dhe mbi 20 mijë raste me CoVID-19 brenda dy ditësh

Zvicra

Zvicër: 47 të vdekur dhe mbi 20 mijë raste me CoVID-19 brenda dy ditësh

Nga: M.L. Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 16:10
Shfrytëzimi i njësive të kujdesit intensiv ishte 81 për qind në javën e kaluar, njofton Zyra Federale e Shëndetit Publik.

Zyra Federale e Shëndetit Publik jep informacione të përditshme për zhvillimin e epidemisë së koronës në Zvicër. Blick vazhdimisht përmbledh shifrat e autoriteteve në treguesin e statistikave, transmeton “Bota sot”.

Në 24 orët e fundit, 11 mijë 451 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.

Sipas raportit, numri i testimeve të kryera është 73 mijë e 48. BAG raporton gjithashtu për 15 vdekje të reja nga CoVID-19. 154 persona të tjerë u shtruan në spital.

Kurse, të mërkurën BAG raportoi për 11 mijë e 562 infeksione të reja me koronavirus nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit. Numri i testeve të kryera është 70 mijë e 933.

Gjithashtu u shënuar 32 raste të vdekjeve nga koronavirusi, derisa 178 persona të tjerë u shtruan në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat