Kjo është gruaja nga Kosova që u vra dje nga burri, media zvicerane nxjerr detaje tronditëse për 35-vjeçarin

Zvicra

Kjo është gruaja nga Kosova që u vra dje nga burri, media zvicerane nxjerr detaje tronditëse për 35-vjeçarin

Nga: A.ZH Më: 13 mars 2022 Në ora: 12:59
35-vjeçari S.A. dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 32-vjeçare B.A.

Policia zvicerane ka gjetur të shtunën gruan nga Kosova, të vdekur në një banesë në Rapperswil-Jona në kantonin Gallen.

Për këtë rast është arrestuar bashkëshorti i saj, 35-vjeçari nga Kosova.

Siç merr vesh media zvicerane 20 minuten, përcjell Bota sot, viktima është B.A .(emër i njohur për redaksinë).

Të afërm dhe të njohur vajtojnë nënën 32-vjeçare në rrjetet sociale. 

“Ngushëllimet e mia për familjen. Zoti ua zbutë dhimbjen”, ka shkruar një i afërm në Facebook.

Image
Një ditë pas vrasjes së gruas, banorët vendosën lule dhe një qiri para ndërtesës

Një ditë pas vrasjes së gruas, banorët vendosën lule dhe një qiri para ndërtesës, në të cilën ndodhi krimi. Sipas fqinjëve, B. kishte vetëm disa muaj që jetonte me bashkëshortin e saj S.* dhe tre fëmijët e tyre në banesën në katin e sipërm.

“Ajo ishte një grua shumë e dashur dhe e hapur”, thotë një fqinj. Nga ana tjetër, A. nuk e shihte aq shpesh. Dhe një fqinj tjetër thotë: “Më trishton tepër. Fëmijët nuk kanë më prindër. Vajza më e vogël është ende foshnjë”, përcjell Bota sot.

Image
"Ajo ishte një grua shumë e ngrohtë, e hapur dhe e dashur," thotë një fqinj

Sipas policisë së kantonit, patrulla e policisë ka mundur ta gjejë dhe ta arrestojë burrin. Gruaja ishte tashmë e vdekur kur mbërriti policia në vendin e ngjarjes.

Sipas një banoreje të zonës, nuk janë dëgjuar britma apo të shtëna. “U zgjova në orën katër, sepse dëgjova zëra burrash në korridor”, thotë ajo. Në fillim, ajo mendonte se ishin njerëz të dehur. Ajo e mori vesh për vrasjen vetëm më vonë atë ditë.

Image
“Më bën jashtëzakonisht të trishtuar. Fëmijët nuk kanë më prindër”, thotë një tjetër banore.

I dyshuari ishte i njohur për policinë

Policia kantonale e St. Gallen nuk ka mundur të japë ende ndonjë informacion të saktë për rrjedhën e ngjarjeve dhe motivin.

"Situata e hasur është e menaxhueshme", thotë zëdhënësi Florian Schneider. Nuk jepen detaje të tjera për armën e vrasjes. Schneider thjesht thotë: "Nuk është armë zjarri".

Image
Policia ende nuk ka mundur të japë ndonjë informacion të saktë për rrjedhën e ngjarjes dhe motivin.

I dyshuari ishte i njohur për policinë. “Në ditët e fundit, policia është dashur të shkojë në vendbanimin e të dyshuarit për shkak të problemeve personale, por jo për shkak të dhunës”, thotë Schneider. 35-vjeçari nga Kosova mbetet në paraburgim.

Aktualisht nuk ka hetime ndaj personave të tjerë, përcjell Bota sot.

Image
Nuk jepen detaje të tjera për armën e vrasjes

Në momentin e krimit në banesë ndodheshin edhe tre fëmijë që jetonin në të njëjtën familje. Ata ishin të padëmtuar dhe janë nën përkujdesjen e anëtarëve të familjes, tha policia të shtunën. Sipas rrethit të të njohurve të çiftit, ata kanë pasur një mosmarrëveshje para krimit. Sipas të afërmve, 35-vjeçari ka probleme mendore. Paraprakisht, ata kërkuan pranim në një institucion psikiatrik./Botasot

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat