Diaspora, mësimi dhe ruajtja e gjuhës shqipe

Zvicra

Diaspora, mësimi dhe ruajtja e gjuhës shqipe

Nga: Nexhmije Mehmetaj Më: 24 maj 2022 Në ora: 15:05
Liburn Mehmetaj

U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër

Më 22 maj 2022 në Burgdorf, Bernë, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) “Naim Frashëri” në Zvicër mbajti Kuvendin Zgjedhor.

Në ketë takim kanë qenë të pranishëm përpos stafit arsimor pranë LAPSH, përfaqësues të Këshillave Kantonale edhe prindër e veprimtarë shoqëror.

Punimet e Kuvendit i hapi Nexhat Maloku, kryetar i LAPSH, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, prezantoi edhe rendin e ditës që u miratua nga të pranishmit.

Sipas rendit të ditës, kryesuesi i mbledhjes Nexhat Maloku prezantoi raportin e punës për periudhën maj 2018 deri në maj 2022. Ndërsa raportin financiar e paraqiti sekretari Gafurr Asani, të dy raportet u votuan nga të pranishmit.

Më pas Kuvendi me votim unanim zgjodhi kryetarin e ri të LAPSH Liburn Mehmetaj – avokat, aktualisht kryetar i Këshillit Kantonal - LAPSH në Gjenevë.

Kuvendin e përshëndeti kryetari i sapo zgjedhor avokati Liburn Mehmetaj, i cili falënderoi anëtarët e kuvendit për besimin e dhënë dhe u zotua se do të bashkojë degëzimet organizative të mësimit plotësues të gjuhës shqipe si dhe do të përpiqet për ngritjen e mësimdhënies në një nivel sa më të lartë, me synim që të rritet numri i fëmijëve për të mësuar gjuhën amtare shqipe.

Të pranishmit në shenjë falënderimi mbyllen punimet me ngrohtësi e me duartrokitje.

Gjenevë, 24.05 2022 Nexhmije Mehmetaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat