Voziste me shpejtësi të madhe, arrestohet shqiptari në Zvicër

Zvicra

Voziste me shpejtësi të madhe, arrestohet shqiptari në Zvicër

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Të dielën në mbrëmje (19 qershor 2022), policia kantonale e Cyrihut nxori nga trafiku një person që kishte tejkaluar ndjeshëm shpejtësinë e lejuar, në autostradën A15, pranë Usterit, njofton Polica Kantonale e Cyrihut në faqen zyrtare të autoriteteve kantonale..

Gjatë patrullimit të tyre, pak para orës 21:30, policët e policisë rrugore vëzhguan një makinë pasagjerësh në A15 pranë Usterit, transmeton albinfo.ch. Ajo po lëvizte me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe në drejtim të Brüttisellen-it.

Matjet vijuese të kryera treguan se shoferi po ngiste makinën me shpejtësi deri në 208 km/h në vendin ku lejohej  120 km në orë.

Shoferi, një 43-vjeçar kosovar, është arrestuar dhe është liruar sërish, pasi është marrë në pyetje në polici. Ai duhet të përgjigjet në prokurorinë publike kompetente për shkelje të rëndë e të kualifikuar të rregullave të trafikut.

Atij i është marrë patentë shoferi në vend dhe i është konfiskuar automjeti, i cili është në dispozicion të prokurorisë publike.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat