Shqiptari nga Kosova emërohet kryemjek në klinikën e spitalit në Zvicër

Zvicra

Shqiptari nga Kosova emërohet kryemjek në klinikën e spitalit në Zvicër

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 07:22
Florim Cuculi dhe Dukagjin Krasniqi

Mjeku me prejardhje nga Kosova Dukagjin Krasniqi tash e tutje kontributin e tij do ta japë si kryemjek në Klinikën Rehabilituese të Spitalit Kantonal të Lucernit në Wolhusen.

Për emërimin e tij në një pozitë kaq të rëndësishmë ka njoftuar mjeku kardiolog në Spitalin Kantonal të Lucernit në Zvicër, Florim Cuculi.

Ky i fundit është shprehur i kënaqur për rrugëtimin e suksesshëm të kolegut të tij.

Postimi i tij i plotë:

“Qe sot Dr Dukagjin Krasniqi eshte emeruar kryemjek ne kliniken e rehabilitimit te Luzerner Kantonsspital ne Wolhusen. Eshte kenaqesi qe Dukagjini e beri kete rrugetim te mbare. Nuk eshte lehte te perparosh ne kete menyre dhe eshte e qarte qe duhet mund dhe sakrifice. Une e kam perkrahur doktorin qe ne fillim dhe eshte bukur kur e shoh qe ia ka vlejte. Ne foto jemi ne janar te vitit 2019 ne Luzern. Urime i dashur dhe e di qe ky nuk eshte suksesi i fundit”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat