Ngjarje e rëndë në Zvicër, shqiptari godet me thikë shqiptarin - e lë të vdekur!

Zvicra

Ngjarje e rëndë në Zvicër, shqiptari godet me thikë shqiptarin - e lë të vdekur!

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 18:46

Një mosmarrëveshje në Bière VD përfundoi në tragjedi ku ka shokuar diasporën shqiptare në Zvicër. Te dielën në mbrëmje rreth orës 18:00 është gjetur i shtrirë në rrugë një person i përgjakur, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch duke ju referura burimeve të policisë kantonale.

Sipas policisë bëhet fjalë për një kosovarë (28) i cili është goditur me thikë nga një bashkëvendas i tij (55) i cili më pas është arrestuar.

Edhe pse arriti në vendin e ngjarjes ndihma e shpejtë, mjekët e shpëtimit nuk arritën dot ta shpëtojnë nga vdekja të riun. Viktima është nga Kosova vendbanim i të cilit ende nuk është i njohur në Zvicër. Ai ishte me thikë në gjoks.

Gazeta zvicerane Le Canton27.ch ka kuptuar nga policia se ka bërë të ditur se të dy viktima dhe sulmuesi kishin pasur mosmarrëveshje edhe më parë, të cilët ishin njohur mirë me njëri-tjetrin. Prokuroria publike ka nisur hetimet. Hetimet e mëtejshme janë në proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat