Qytetari i Kosovës dëbohet 10 vjet nga Zvicra, ja arsyja

Zvicra

Qytetari i Kosovës dëbohet 10 vjet nga Zvicra, ja arsyja

Më: 31 maj 2023 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Një kosovar është dëbuar për 10 vjet nga Zvicra, pasi në vitin 2018 e kishte sulmuar me thikë një burrë në stacionin e trenit në Olten në Solothurn të Zvicrës.

Siç raportojnë mediat zvicerane kosovari ishte i dënuar edhe me tetë vjet burgim për vrasje në tentativë.

Në vitin 2021 ai kishte bërë ankesë, por tani gjykata e ka vërtetuar vendimin e shpallur për ta dëbuar burrin nga Kosova.

Kjo edhe pse ai është i martuar dhe ka një djalë të vogël dhe  është i lindur dhe rritur në Zvicër.

Po ashtu edhe gjithë familja e tij jeton atje, përfshirë edhe gruaja dhe djali i tij.

Thuhet se ai vuan nga skleroza multiple.

Kosovari ka deklaruar se ka frikë se në Kosovë nuk mund të gjejë trajtimin adekuat, por kjo është hedhur poshtë nga Prokuroria Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat