Zvicra dëbon 29-vjeçarin nga Kosova, kishte grushtuar një burrë

Zvicër

Zvicra dëbon 29-vjeçarin nga Kosova, kishte grushtuar një burrë

Më: 8 maj 2025 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Një shtetas 29-vjeçar nga Kosova e kishte goditur disa herë me grusht në kokë një burrë në karnavalin e Ëilit.

Gjykata Kantonale e St. Gallenit tani e ka dënuar atë me pesë vjet dëbim nga vendi.

I akuzuari 29-vjeçar kishte kërkuar në procesin e zhvilluar në Gjykatën Kantonale të St. Gallenit lirim nga akuza për tentativë dëmtimi të rëndë trupor, transmeton albinfo.ch. Por kjo gjykatë nuk e trajtoi çështjen. Edhe pse e rrëzoi vendimin e Gjykatës së Qarkut të Ëilit nga korriku 2024, ajo la në fuqi vendimin e fajësisë dhe dënimin me tre vjet burg.

Megjithatë, siç mund të shihet nga vendimi me shkrim, gjykata kantonale e uli dënimin me dëbim, nga tetë në pesë vjet, shkruan tagblatt.ch. Kjo masë do të paraqitet edhe në Sistemin Informativ të Shengenit.

Shtetasi i Kosovës, i cili kishte lindur dhe ishte rritur në Zvicër, ishte ankuar kundër dëbimit, në seancën e apelit. Ai shpjegoi se nuk shihte asnjë perspektivë në vendin e tij të prejardhjes. Nuk ka mundësi që atje të krijojë një terren të qëndrueshëm për karrierën e tij në Kosovë. E gjithë familja e tij dhe e dashura e tij jetonin në Zvicër.

3000 franga dëmshpërblim për viktimën

Ai qe akuzuar për përfshirje në një zënkë në një tendë në qytetin e vjetër të Ëilit gjatë Karnavaleve të vitit 2022. Më vonë, gjatë rrugës për në shtëpi, ai e kishte goditur disa herë në kokë një kundërshtar, duke i shkaktuar një frakturë komplekse në fytyrë, përcjell albinfo.ch. Gjykata kantonale i dha viktimës së rrahjeve një dëmshpërblim prej 3,000 frangash  një kërkesë për dëmshpërblim do t’i referohet procedurës civile.

Shpenzimet e hetimit dhe të dy procedurave gjyqësore, të cilat i mbulon i akuzuari, arrijnë në afërsisht 60,000 franga zvicerane. Ai duhet ta paguajë këtë shumë sapo t’ia lejojnë rrethanat financiare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat