Një shqiponjë në uniformë zvicerane – kur krenaria shqiptare bëhet pjesë e historisë në Zvicër

Zvicra

Një shqiponjë në uniformë zvicerane – kur krenaria shqiptare bëhet pjesë e historisë në Zvicër

Nga: PhD. Dashnim HEBIBI Më: 22 maj 2025 Në ora: 11:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Dje, në zemër të shtetit helvetik, para Parlamentit të Zvicrës, u zhvillua një nga pritjet më madhështore që ndonjëherë i është bërë një presidenti të Republikës së Kosovës. Znj. Vjosa Osmani u prit me nderime të larta shtetërore, në një ceremoni që do të mbahet mend gjatë – jo vetëm për formalitetin, por për emocionet që ajo përcolli. Por, mes të gjithëve, një figurë tërhoqi vëmendjen dhe emocionoi zemrat shqiptare. Një djalosh i ri, pjesë e Gardës Helvetike, qëndronte krenarisht në rreshtin e parë të truprojave elitare që mirëpritën Presidenten Osmani. Ai ishte shqiptari ynë, pjesë e gjeneratës së tretë të mërgatës në Zvicër, nip i Përlepnicës së Gjilanit – një fshat i njohur për burrat e mençur dhe zemrat e mëdha.

Lajmi u bë publik nga atdhetari Nderim Ibrahimi, i cili jeton e vepron në Zvicër dhe është prekur nga emocionet tha:

“Se kam qarë pa e bërë publike, e aq më shumë kur bëhet fjalë për një Nip të vendit tim, Përlepnicës Krenare!”  Enkas për sam24.info dua t^ju informoj. Ai kujtoi me mall se gjyshi i këtij djaloshi, Nizaji Xhelili – një mësues i respektuar dhe figura e parë që solli Flamurin Kombëtar në dasmën e tij më 1968 – Flamuri i qëndisur poashtu në Përlepnicë, i cili i priu Protestave të vitit 1968, tashmë po e shihte trashëgiminë e vet duke shërbyer me dinjitet dhe krenari në një nga institucionet më prestigjioze të Zvicrës.

Ky është një simbol i fortë: një dëshmi se shqiptarët, pavarësisht se ku jetojnë, nuk harrojnë rrënjët, as emrin që mbajnë. Brezat e rinj po shkëlqejnë jo vetëm në mërgatë, por edhe në institucionet e vendeve që i kanë pritur me zemër të hapur.

Në një ditë që ishte histori për Kosovën, djaloshi shqiptar në uniformën e Gardës Helvetike ishte një kapitull i veçantë në atë histori.

Kjo është Zvicra që njohim dhe duam – një shtet që respekton miqtë e tij.

Dhe kjo është mërgata shqiptare që nuk ndalet së dhëni shembuj: krenari në çdo brez, atdhedashuri në çdo hap.

Respekt për Zvicrën. Respekt për brezat e mërgatës që nuk harrojnë kush janë dhe e duan me shpirt shtetin helvetik. Dhe për ata që, edhe në heshtje, e bëjnë kombin të ndihet i madh.

Se kush është ai djalë-së shpejti me një portret ekskluziv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat