Ushtria e Zvicrës dekoron tre shqiptarët: Shpëtuan jetën e një gruaje

Zvicër

Ushtria e Zvicrës dekoron tre shqiptarët: Shpëtuan jetën e një gruaje

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 19:50
Tre ushtarë zviceranë me origjinë shqiptare, Albin Ukzmaili, Harbin Hasani dhe Edmir Rrafshi

Tre ushtarë zviceranë me origjinë shqiptare janë nderuar nga Ushtria e Zvicrës për një akt trimërie dhe humaniteti që rezultoi në shpëtimin e jetës së një gruaje.

Albin Ukzmaili, Harbin Hasani dhe Edmir Rrafshi treguan gatishmëri, profesionalizëm dhe humanizëm të lartë, kur një grua u rrëzua pranë kazermës ku ata shërbenin.

Pa humbur kohë, ushtarët i ofruan ndihmën e parë duke filluar menjëherë me masazh kardiak dhe duke u ndërruar me njëri-tjetrin për të mbajtur ritmin e duhur të ndihmës jetësore.

Përveç ndërhyrjes së shpejtë, ata njoftuan menjëherë edhe policinë dhe shërbimet e shpëtimit, të cilat mbërritën në vendngjarje dhe transportuan gruan në spital. Falë reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të tre ushtarëve, gjendja e pacientes u stabilizua në kohë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat