Mbrëmjen e datës 07.02.2026, në ambientet e klubit “Dardania” në Zofingen, SHBK “SALIH ÇEKAJ” në Zvicër organizoi një darkë solemne festive me rastin e shënimit të 16-vjetorit të themelimit të saj.
Në këtë aktivitet morën pjesë anëtarë dhe veprimtarë të shoqatës, të cilët, në frymë uniteti dhe bashkëpunimi, festuan këtë përvjetor të rëndësishëm.
Atmosferës festive i dha një dimension të veçantë këngëtari i mirënjohur Valon Islamaj, i cili me interpretimin e tij artistik kontribuoi në krijimin e një mbrëmjeje dinjitoze dhe mbresëlënëse për të gjithë të pranishmit.
Në përmbyllje të aktivitetit, pjesëmarrësit u ndanë me zotimin për vazhdimin dhe intensifikimin e veprimtarisë së shoqatës, në shërbim të qëllimeve dhe misionit të saj.