Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor.
Lajmin e bëri me dije aktori kosovar Naser Rafuna. Ai e kishte viktimën, djalë të tezes.
Rafuna shprehet se viktima ka jetuar në Zvicër dhe se ka lënë pas vetes gruan e dy fëmijët e mitur.
Postimi i plotë:
Të Allahut Jemi dhe te Ai do të kthehemi .
Ngadhënjim,djali i tezës, pas një aksidenti komunikacioni ndërroj jetë duke lënë pas vehtës gruan me dy djemtë e vegjël dhe neve familjarjëve.
Na e ka kputë shpirtin Mimi jem.
Për të pame dhe procedurat e varrimit , do të ju lajmërojmë me kohë meqë i ndjeri jetonte në Zvicërr.