Erërat e forta në Zimbabve shkaktojnë 24 vdekje - Bota Sot
Erërat e forta në Zimbabve shkaktojnë 24 vdekje

Afrika

Erërat e forta në Zimbabve shkaktojnë 24 vdekje

Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:32
Foto

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e një stuhie të fuqishme që ka goditur Zimbawen.

Erërat e forta i kanë shkaktuar vendit përmbytje dhe kanë dëmtuar sistemet e komunikimit, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

“Është konfirmuar se numri i personave të vdekur është 24. Ndërsa numri i personave të zhdukur është 40”, ka shkruar ministria e Informacionit në Twitter.

Ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes por kushtet e vështira atmosferike janë duke e penguar punën e tyre.

Ndërsa shërbimet meteorologjike të vendit kanë paralajmëruar se stuhitë dhe të reshurat e shiut do ta vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...