Unioni Afrikan e pezullon anëtarësinë e Sudanit

Afrika

Unioni Afrikan e pezullon anëtarësinë e Sudanit

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 09:18
Kartum, Sudan

Unioni Afrikan e pezulloi anëtarësinë e Sudanit, pasi autoritetet atje i shtypën dhunshëm protestat pro demokracisë, duke vrarë dhjetëra njerëz në kryeqytetin Kartum.

Organizata pan-afrikane paralajmëroi veprime të mëtejshme nëse ushtria nuk e transferon pushtetin te një autoritet civil - çfarë është kërkesë kyçe edhe e protestuesve pro demokracisë.

Aktivistët e opozitës thanë se një grup paramilitar ka vrarë 108 njerëz këtë javë, por, sipas zyrtarëve, bëhet fjalë për 46 viktima.

Kryetari i komisionit të Bashkimit Afrikan, Moussa Faki Mahamat, bëri thirrje për hetime "të menjëhershme dhe transparente" të vrasjeve.

Sudani qeveriset nga ushtria prejse presidenti Omar al-Bashir u përmbys nga pushteti, gjatë një puçi në muajin prill.

Protestuesit kërkojnë që vendi të udhëhiqet nga një qeveri civile.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kartum kërkoi që sulmet ndaj protestuesve të ndalen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat