284 migrantë ndalohen në Libi

Afrika

284 migrantë ndalohen në Libi

Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 16:52
Ilustrim

Roja bregdetare e Libisë thotë se ka ndaluar 284 migrantë në Detin Mesdhe.

Në deklaratën e sotme thuhet se migrantët u ndaluan në katër operacione të ndara, në ujëra afër qyteteve bregdetare të Zawya, Garabulli dhe Abu-Kemmash dhe Tripoli.

Migrantët, sipas autoriteteve libiane, u janë dorëzuar autoriteteve në Tripoli dhe janë dërguar në qendra të ndalimit.

Libia është pikë kyçe e rrugës së migrantëve që ikin nga luftërat dhe varfëria dhe që tentojnë të arrijnë në Evropë.

Në vitet e fundit, Bashkimi Evropian ka bashkëpunuar rojet bregdetare të Libisë dhe grupe të tjera lokale për të parandaluar kalimet e rrezikshme në det të migrantëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat