Sulmohet baza ushtarake amerikane në Kenia, 4 terroristë mbesin të vrarë

Afrika

Sulmohet baza ushtarake amerikane në Kenia, 4 terroristë mbesin të vrarë

Më: 5 janar 2020 Në ora: 10:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Ushtria në Kenia ka treguar se kanë mbetur të vrarë të paktën katër terroristë pas një sulmi që i është bërë bazës amerikane në Kenia.

“Katër trupa të terroristëve janë gjetur deri më tani” u deklaruan nga ushtria në këtë vend.

Gjatë këtij sulmi disa armë amerikane janë shkatërruar, kurse pranë këtij vendi është edhe një Aeroport i cili është mjaftë i frekuentuar nga vizitorë të shumtë

Ky sulm po besohet që ka ardhë si shenjë hakëmarrje pas sulmit që Amerika ka bërë më Iram.

Sulmohet baza ushtarake amerikane në Kenia

Grupi militant “Al Shabaab” e ka sulmuar një bazë ushtarake në Lamu të Kenias. Kjo bazë përdoret nga forcat amerikane dhe forcat vendore.

“Ata e kanë sulmuar pistën Manda në Lamu, e cila ndodhet pranë kampit ushtarak me personel të huaj nga shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Kemi informata se luftimet ende janë duke vazhduar”, tha një burim ushtarak.

Ky burim tha se sulmuesit janë duke u përpjekur që t’i qasen bazës përmes pistës. Në disa pamje të publikuara shihet tym i zi.

Përgjegjësinë për sulmin përmes një deklarate e mori grupi Al Shabaab. “Një grup elit i ushtarëve të brigadës Al Mujahideen e ka nisur një sulm të guximshëm ndaj një baze ajrore amerikane”, thuhet në deklaratën e këtij grupi.

Ky sulm ndodhi rreth një vit pas sulmit vetëvrasës në kryeqytetin kenian, Nairobi, në të cilin mbetën të vrarë 21 persona, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat