Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni ka kritikuar anëtarët e parlamentit pasi i dhanë vetes 2.6 milionë dollarë si pjesë e një fushate për rritjen e ndërgjegjësimit për koronavirusin.
Secili deputet mori nga 2600 dollarë.
Presidenti tha se është moralisht e papërgjegjshme për deputetët që të ndajnë paratë për vete, në vend që të financojnë agjencitë e krijuara për këtë qëllim.
Presidenti tha se ai do i kërkojë Auditorit të Përgjithshëm që të hetojë deputetët, që i kishin shpenzuar tashmë paratë e tyre për të blerë materiale lehtësimi për zgjedhësit e tyre.
Uganda deri më tani ka konfirmuar 79 raste me koronavirus. Vendi është në izolim deri më 5 maj.