Katër të vdekur pas një sulmi në një kishë në Afrikën e Jugut - Bota Sot
Katër të vdekur pas një sulmi në një kishë në Afrikën e Jugut

Afrika

Katër të vdekur pas një sulmi në një kishë në Afrikën e Jugut

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 17:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia në Afrikën e Jugut ka thënë  se pesë njerëz u vranë dhe më shumë se 40 të tjerë janë arrestuar pas disa të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në mëngjesin se së shtunës ku ishin disa pengje në një kishë afër qytetit Johannesburg.

Policia thotë se ka shpëtuar burra, gra dhe fëmijë të cilët ishin mbajtur peng nga një grup i personave të armatosur të cilë dyshohet se i kanë mbajtur peng njerëzit që kishin jetuar në kishë.

Policia më tej tha se më shumë se 30 armë u gjetën, duke shtuar se sulmi  mund të jetë motivuar nga një grindje që ka mundur të ndodh mes anëtarëve të kësaj kishe dhe sulmuesve.

Në deklaratën e policisë thuhet  se në mesin e të arrestuarve ishin pjesëtarë të policisë, forcave mbrojtëse dhe shërbimeve korrektuese, shkruan The Guardian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat