Afro 2,1 milionë të infektuar me COVID-19 në kontinentin e Afrikës

Afrika

Afro 2,1 milionë të infektuar me COVID-19 në kontinentin e Afrikës

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 90 mijë.

Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 50.072, me një rritje prej 267 viktimash në 24 orët e fundit.

Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 20.968 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 6.560 dhe Maroku me 5.396.

Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.

Për sa i përket numrit të të infektuarve, ai ka arritur në 769.759 në Afrikën e Jugut, ndërsa pas saj radhiten Maroku me 327.528 raste dhe Egjipti me 113.381.

Deri më tani, 1.766.063 persona të infektuar janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat