Menduan se sekuestruan drogën me vlerë 1 milard dollarë, ja si u mashtrua policia

Afrika

Menduan se sekuestruan drogën me vlerë 1 milard dollarë, ja si u mashtrua policia

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:28
Testet laboratorike zbuluan se substanca në fakt është fosfat trisodiumi  një përbërje që përdoret zakonisht si detergjent pluhur.

Policia Tailandeze kishin menduar se mundën të sekuestronin një sasi gjigante të drogës ketaminë me vlerë tregu gati 1 miliard dollarë. Mirëpo, e gjithë kjo ka rezultuar të  “një keqkuptim”, sipas ministrit të saj të Drejtësisë.

Testet laboratorike zbuluan se substanca në fakt është fosfat trisodiumi  një përbërje që përdoret zakonisht si detergjent pluhur.

Ministri Somsak Thepsuthin foli për një “gabim teknik” gjatë testimit në terren, i cili ka çuar sipas tij në pretendimin e pasaktë fillestar. Zyrtarët vendas e kishin kapur substancën në fillim të këtij muaji dhe e deklaruan atë si konfiskimin më të madh të ketaminës në Tajlandë.

Ketamina përdoret gjerësisht si anestetik, por për shkak të efekteve të saj halucinogjene përdoret edhe nëpër festa. Kjo lloj droge e veprimit të shpejtë mund të shkaktojë dëme serioze në organizëm e rrezikon të jetë dhe fatale për individin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat