Krokodilët mbysin shtatë persona në Ruandën e goditur nga thatësira

Afrika

Krokodilët mbysin shtatë persona në Ruandën e goditur nga thatësira

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 22:25
Krokodilët

Banorët e Kigalit, kryeqytet i Ruandës, që është prekur nga thatësira, pohojnë se gjatë këtij muaji krokodilët kanë mbytur shtatë persona në brigjet e lumit Njabarongo.

Donat Mukanjana, nënë e gjashtë fëmijëve, tha për media se javën e kaluar një krokodil i ka zvarritur burrin e saj, ndërsa ai ishte duke u përpjekur për të marrë uji nga lumi në distriktin urban të Njarugengos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat