Vetëvendosje: Në Llap po vjen ndryshimi

Aktuale

Vetëvendosje: Në Llap po vjen ndryshimi

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:16
Shpejtim Bulliqi

Vetëvendosje në Podujevë thotë se zgjedhja e kandidatit të tyre për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi do të sjellë ndryshim.

Nëpërmjet një video janë publikuar pasuritë natyrore të Podujevës, e për çka nga VV thonë që me përkushtim do të bëhet vend i mrekullueshëm.

Podujeva si komunë me bukuri e pasuri natyrore është vend që me përkushtim do të bëhet vend i mrekullueshëm. Por, ato që i gjejmë në natyrë nuk i gjejmë në qeverisjen 20 vjeçare.

Krim e korrupsion, nepotizëm e konkurse të kurdisura, ambulanta të rrënuara e arsim të shkatërruar. Kjo është mënyra e qeverisjes së deritanishme. Kjo epokë po merr fund me 29 nëntor.

Me Shpejtim Bulliqin e VETËVENDOSJE!-n, me numrin 12 do të ndryshojë gjendja drastikisht në komunën e Podujevës. Ambulanta e shërbime për të gjithë në lagje e fshat, arsim e shkolla me infrastrukturë, konkurse transparente e me meritokraci. Krimi i organizuar e korrupsioni nuk do të gjejnë më vend.

Ndryshimi në Llap po vjen e me të edhe ditë të mira që do të rregullojnë jetën e përditshmërinë e secilit qytetar pa asnjë dallim.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat