Hoti: Masat e reja antiCovid-19 të premten

Aktuale

Hoti: Masat e reja antiCovid-19 të premten

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 17:29
Konferenca per media

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se janë takuar me Odat Ekonomike të Kosovës në mënyrë që të diskutojnë para marrjes së masave të reja anti-COVID.

Ai gjatë konferencës për medie ka thënë se gjendja nuk pritet të përmirësohet gjatë javëve të ardhshme, ndërsa përmendi si shembull shtetet në Evropë të cilat kanë ashpërsuar masat e parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Masat e marra sipas Hotit kanë dhënë rezultate pozitive, kurse u shpreh se gjendja është stabilizuar.

Hoti: Situata nuk pritet të përmirësohet sa i përket pandemisë

“Masat kanë prodhuar për rezultat të kënaqshëm, numri i rasteve të reja, së paku është stabilizuar, një rënie e lehtë, por mund të themi se është stabilizuar. Situata është nën kontroll dhe mjekët po e përballojnë fluksin e qytetarëve. Pas këtij takimi unë do të takoj profesionistët e shëndetësisë, IKSHPK-së e të SHSKUK-së, për t’i rishikuar në detaje masat e reja, krahas gjendjes së re... Situata nuk pritet të përmirësohet sa i përket pandemisë në javët në vijim, ne duhet të përgatitemi për gjithë skenarët”, tha Hoti.

Kryeministri Hoti u shpreh se janë dakorduar me odat ekonomike që të dizajnojnë masat për Pakon e re të Rimëkëmbjes.

Hoti: Jemi dakorduar për pakon e re për rimëkëmbje ekonomike

“U dakorduam që të punojmë në dizajnimin e masave për Pakon e re të Rimëkëmbjes Ekonomike 2021 që është pjesë draft buxhetit që është në Kuvend, dhe të finalizojmë masat për një pako te re fiskale që do të miratohet në fillim të muajt janar. Kemi pranuar propozime, do të sistemohen dhe diskutohen së bashku para se të miratohen në Qeveri”, tha Hoti.

Ndërsa tha se të premten do të vendosen masat për t’u mbrojtur nga Covid-19, teksa nuk ka treguar së për çfarë masash bëhet fjalë.

Hoti: Të premten masat e reja antiCovod-19

“Ka tri katër ditë që jemi duke diskutuar për masat, sot e bëmë këtë konsultim, do të vazhdojmë sonte dhe shpresojmë që deri të premten të përmbyllet krejt diskutimi. Edhe për (diasporën) jemi duke i diskutuar në bazë të rekomandimeve të ekspertëve dhe organizatave ndërkombëtare, dhe duke i parë përvojat e vendeve të tjera. Nuk mund të themi tash çfarë masash do të ketë edhe për qarkullim të qytetarëve nga diaspora. Besoj deri të premten i finalizojmë, dhe i kryejmë diskutimet e nevojshme”, tha ai.

Ndërsa, kryetari Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kërkuar që të shmanget një mbyllje totale për ekonominë, pasi sipas tij do të ishte fatale.

Rukiqi: Të mos ketë mbyllje totale

“U pajtuam që duhet të bëhen të gjitha përpjekjet që të shmanget çdo mbylljet totale e ekonomisë, e cila do të ishte me pasoja pastaj fatale për ekonominë... Këtë vit pritet diçka e jashtëzakonshme në kuptim të asaj që më 23-24 dhjetor në javën e fundit të vitit një pesë e mirë e qytetarëve do t’i kenë në dispozicion mjetet që kanë aplikuar me i tërheq nga Trusti, dhe është me rëndësi që ato mjete të shpenzohen brenda vendit”, tha Rukiqi.

Në takim më kryeministrin ka marrë pjesë edhe kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës(OAK), Skënder Krasniqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat