Zemaj: Rugova është udhërrëfimi jonë i vetëm

Aktuale

Zemaj: Rugova është udhërrëfimi jonë i vetëm

Më: 21 janar 2021 Në ora: 13:05
Armend Zemaj

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë homazhe tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova në 15 vjetorin e vdekjes së tij.

“Bashkë me miqtë e mi, Doruntinën dhe Flamurin, fëmijët e dy prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Presidentit Rugova, Enver Malokut e Ukë Bytyqit, bëmë homazhe në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Presidentit tonë historik.

Ne, jemi krenarë që u takojmë familjeve që dhanë gjithçka në luftën tonë për Kosovën, shtet të pavarur e sovran.

Dr. Ibrahim Rugova është udhërrëfimi jonë i vetëm, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpia jonë politike.

Lavdi jetës dhe veprës së Presidentit Rugova”,ka shkruar Zemaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat