Kjo është vlera e dëmit nga djegia e restorantit “Wolfpack” në Bogë

Aktuale

Kjo është vlera e dëmit nga djegia e restorantit “Wolfpack” në Bogë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 07:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Media ka raportuar mbrëmë se vila dhe restoranti “Wolfpack” në Bogë të Pejës janë bërë shkrumb e hi nga zjarri.

Burime të medias brenda policisë kanë bërë të ditur se vlera e dëmit është rreth gjysmë milioni euro.

Policia dhe prokuroria ende nuk kanë njoftuar se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Lajmin mbrëmë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se nuk ka persona të lënduar, mirëpo lokali është djegur tërësisht.

“Nuk ka të lënduar, mirëpo lokali është djegë në tërsisht. Në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit edhe zjarrfikësit”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat