Profesorët e Albin Kurtit flasin për profilin e tij derisa ishte në studime

Aktuale

Profesorët e Albin Kurtit flasin për profilin e tij derisa ishte në studime

Më: 23 mars 2021 Në ora: 23:46
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për herë të dytë u zgjodh në pozitën e kryeministrit.

Për karakterin dhe kohën e studimeve flet profesori i tij në universitet, Salem Lepaja.

“Albini si student ishte i shkëlqyer. Fakulteti ynë gjithmonë ka pasur studentë të shkëlqyeshëm por Kurti ishte i veçantë. Ishte student i buzëqeshur dhe gjithmonë i shoqëruar nga shokët. E donte basketbollin. E mbajë në mend që shkrimin në fletore e bënte me shumë pedanteri”, deklaroi për RTV Dukagjinin Salem Lepaja.

Edhe profesori tjetër Ruzhdi Sefa thotë se Kurti ka qenë ndër studentët më të mirë që ka pasur Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike.

“Kurti me një krenari të theksuar i qëndronte përballë dhunës së pashembullt të makinerisë vrastare serbe dhe nga ajo kohë ai u bë lider në një rrafsh tjetër. Ishte top student dhe u bë lideri  të drejtave të tjetërsuara nga regjimi serb”, thotë Ruzhdi Sefa.

Albin Kurti ka diplomuar në Fakultetin e në Fakultetin e Elektroteknikës në dretimin telekomunikacion me Kompjuterizëm në prill të vitit 2003.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat