Mblidhen shtatë Komisione Parlamentare

Aktuale

Mblidhen shtatë Komisione Parlamentare

Më: 13 prill 2021 Në ora: 07:58
Ilustrim

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen shtatë Komisione Parlamentare.

Në këto mbledhje pritet që të bëhet konstituimi i këtyre komisioneve.

Në këto mbledhje pritet që të mbahet konstituimi i këtyre komisioneve.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Komisioni për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Komisioni për Integrime Evropiane, Komisioni për Shëndetësi, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë si dhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, janë këto shtatë komisionet që do të konstituohen sot.

Tri komisionet, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Komisioni për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media si dhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të mblidhen në ora 10:00.

Ndërsa, Komisioni për Integrime Evropiane dhe ai për Shëndetësi do të mblidhen në ora 11:00.

Dhe në orën 13:00 do të mblidhet Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë si dhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Rini dhe Sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat