Hapet fushata “Java Globale e Sigurisë Rrugore” në Prishtinë

Aktuale

Hapet fushata “Java Globale e Sigurisë Rrugore” në Prishtinë

Më: 17 maj 2021 Në ora: 10:52
foto nga vendi ngjarjes

Është hapur sot fushata “Java Globale e Sigurisë Rrugore” në Prishtinë.

Me këtë rast zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se në Kosovë ka pasur zvogëlim të aksidenteve, në dekadën e fundit, por megjithatë thotë se do të angazhohen më shumë në arritjen e objektivave të OKB-së sa i përket sigurisë rrugore.

Gazmend Hoxha nga Policia e Kosova ka bërë thirrje tek të gjithë në veçanti atyre që janë pjesëmarrës në komunikacion, shoferëve, këmbësorëve të kenë kujdes në mënyrë që rrugët në Kosovë të jenë rrugë që bashkojnë njerëz, e jo rrugë që kërcënojnë të ardhmen njerëzve tonë.

Image

Edhe Muhamed Krasniqi nga kolegji “Tempulli” njëherit ekspert për çështje të komunikacionit tha se sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), rritja e shpejtësisë vetëm për një km më tepër mund të ndikoj në rritje të aksidenteve 3 përqind.

Pjesëmarrësit kanë mbajtur shenjat e kampanjës #Love30.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat