Borrell deklarohet para takimit Kurti-Vuçiq

Aktuale

Borrell deklarohet para takimit Kurti-Vuçiq

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 08:42
Joseph Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Joseph Borrell ka mbajtur një konferencë për media para takimit të nivelit të lartë dialogut midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, që do të pritet nga Borrell dhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav LajcaK.

Në këtë fjalë për media, Borrell tha se dialogu nuk do të jetë i lehtë, por që pret edhe nga Kurti edhe nga Vucic të vazhdojnë dialogun pa vonesa dhe të fokusohen për të sjellë rezultate.

Sot, së bashku me Emisarin Miroslav Lajcak do të presim një mbledhje të re të nivelit të lartë të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Sërish është kënaqësi t’i takojmë në Bruksel, presidentin serb Aleksander Vucic dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në këtë moment, i inkurajoj të dy të vazhdojnë dialogun pa vonesa dhe të fokusohen për të sjellë rezultate. E di, ne e dimë, dialogu s’do të jetë i lehtë, por ky proces, me dy palët e angazhuara është i nevojshëm për përtifimet e njerëzve në Kosovë dhe në Serbi.”, tha Borrell.

Më tutje, ai tha se dialogu është rruga më e mirë për në BE për të dyja palët dhe thotë se BE-ja ka investuar në këtë dialog për t’u arritur një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se është një momentum i ri që duhet të kapet dhe kjo është e rëndësishmë për Kosovën, Serbinë dhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Dialogu është rruga më e mirë për në BE për të dy palët dhe deri më tani ka sjellur përfitime të mira për të dy palët. BE dhe unë personalisht kemi investuar për të parë progres për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Është një momentumi ri dhe duhet ta përdorim, është momentum i ri në BE për Ballkanin Perëndimor. dhe është mirë për gjithë rajonin të kapin këtë mundësi. Kjo është e rëndësishmë për gjithë rajonin dhe jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë. Një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte e rëndësishme. Ne po shpresojmë të mbajmë dialogun me presidentin Vucic dhe kryeministrin Kurti.”, tha Borrell.

Sipas raportimeve dje në mediat serbe, Borrell e Lajcak fillimisht do t’i takojnë Kurtin dhe Vucicin ndaras, përpara takimit të përbashkët që do të mbahen sot. Këto takime do të bëhen për paraqitjen e argumenteve me të cilat palët kanë shkuar në Bruksel. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat