Vuçiç flet sot për takimin e Brukselit

Aktuale

Vuçiç flet sot për takimin e Brukselit

Nga: H.O. Më: 22 qershor 2021 Në ora: 09:23
Aleksandar Vuçiq

Seanca e pestë speciale po mbahet sot në Kuvendin e Serbisë, në të cilën Aleksandar Vuçiq, do të informojë deputetët për rrjedhën e negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës.

Në rendin e ditës janë Raporti për punën e Zyrës për Kosovë në periudhën nga maji 2019 deri në qershor 2021 dhe Raporti mbi procesin e negociatave me institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë nga maji 2019 deri më 15 qershor 2021.

Të dy raportet u paraqitën nga Qeveria Serbe, por ato do t'u paraqiten deputetëve dhe publikut, siç është njoftuar, nga Presidenti i Serbisë.

Raporti thekson se kush ka marrë pjesë në negociata deri më tani, cilat tema janë diskutuar dhe cilat janë zbatuar deri më tani./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat