Daut Haradinaj tregon ku janë dosjet e UÇK-së

Aktuale

Daut Haradinaj tregon ku janë dosjet e UÇK-së

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 15:16
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, e ka quajtur të çuditshme temën e dosjeve 22 vjet pas luftës.

Haradinaj ka thënë se UÇK-ja nuk ka pasur dosje dhe të gjitha materialet i janë dorëzuar NATO-s në kohën e çmilitarizimit të UÇK-së.

Më të thënë të drejtën, është e çuditshme që në vitin 2021 diskutohen temat e dosjeve, me sa jam i informuar, UÇK-ja nuk ka pasur asnjëherë dosje të mbyllura, kanë qenë publike, pjesa më e madhe e atyre materialeve janë dorëzuar në NATO në kohën e çmilitarizimit dhe në transformimin e UÇK-së në TMK. Një prej tyre që e kam udhëhequr këtë proces jam vetë në Zonën e Dukagjinit, të gjitha materialet, dosjet, armatimi, i kemi depozituar te KFOR-i”, ka thënë Haradinaj.

Ai tha se institucionet e Kosovës kanë rënë pre e politikave të Millosheviqit, që qeverisin aktualisht në Serbi.

Nuk di çka nënkupton nga kjo, ose çka kërkohet përmes këtyre dosjeve, por megjithatë institucionet tona kanë rënë pre e politikave të Millosheviqit që e qeverisin Serbinë. Është dashur të jenë më të kujdesshëm, ne kemi arsye të kërkojmë hapjen e dosjeve në Serbi, sepse kërkojmë të zhdukurit, por nuk guxojmë të themi që ‘hajde të hapim dosje’, sepse ne po barazohemi me ushtrinë jugosllave”, ka deklaruar Haradinaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat