Konjufca ngushëllon familjen Boja

Aktuale

Konjufca ngushëllon familjen Boja

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 19:08
Glauk Konjufca

Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, profesorit dhe diplomatit dr.Rexhep Boja, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Boja.

Në telegram, thuhet:

E nderuar familje Boja,

Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, Dr.Rexhep Boja.

Drejtuesi i spikatur i Bashkësisë Islame, Dr. Rexhep Boja ishte një humanist, profesor i teologjisë, ambasador dhe përfaqësues i denjë i Republikës së Kosovës në shumë institucione vendore dhe ndërkombëtare.

Ai do të mbetet në kujtesën tonë si kontribues i shquar i edukimit dhe përgatitjes së kuadrove profesionale për nevojat e BIK-ut dhe të shoqërisë kosovare në frymën e parimeve shkencore dhe të vlerave bashkëkohore nga fusha islame.

Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë burrë të urtë, bamirës dhe atdhetar.

U prehtë në paqen shpirtërore!​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat