Në fund të nëntorit bëhen bashkë dy qeveritë shqiptare

Aktuale

Në fund të nëntorit bëhen bashkë dy qeveritë shqiptare

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 14:44
Foto

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të zhvillojnë mbledhjen e radhës të përbashkët në fund të muajit nëntor të këtij viti.

Në këtë mbledhje që do të zhvillohet në Durrës, do të rikalohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri tani mes palëve. Në total, bëhet fjalë për rreth 86 marrëveshje.

Kjo do të jetë mbledhja e shtatë e dy qeverive.

E fundit, u organizua në Tiranë në fillim të tetorit 2020, kur kryeministër i Kosovës ishte Avdullah Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat