A po fillojnë ditët e ferrit në Ukrainë?

Aktuale

A po fillojnë ditët e ferrit në Ukrainë?

Nga: N. Sh. Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 13:15
Pamje nga Ukraina

Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, ku Rusia e pushtoi atë, ka reaguar analisti politik Agon Maliqi.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se, Ukrana po jep shembull me rezistencë të hatashme.

Sipas tij, strategjia ruse dështoi për marrjen e shpejt të Kievit dhe eliminimin e Qeverisë, por shton se tash pritet ndryshimi strategjik i rusëve.

Maliqi në këtë shkrim thotë se, tash rusët mund të përdorin armë kundër civilëve, duke shtuar se mund të fillojnë ditët e ferrit në Ukrainë.

Reagimi i plotë:

Ukraina deri tash po i jep shembull botës me rezistencë të hatashme, por jo edhe të papritur (meqë janë armatosur dhe trajnuar shumë prej vitit 2014 nga SHBA).

Sidoqoftë, pas dështimit të strategjisë ruse për marrjen e shpejtë të Kievit dhe eliminimin e qeverisë, tani pritet ndryshimi i strategjisë së rusëve me përdorimin e armëve më të rënda dhe shënjestrimin më të madh të civilëve. Këto mund të jenë ditët e ferrit.

Vendosshmëria e Ukrainasve e ka frymëzuar botën dhe e ka ringjallur BE-në dhe NATO-n me unitet të paparë ndonjëherë që tash po kthehet edhe në ndihmë ushtarake.

Ajo që ndoshta është më e rëndësishmja është se lufta e ukrainasve e ka izoluar politikisht dhe ekonomikisht Rusinë, aq sa nëse vazhdojnë të rezistojnë gjatë, kanë për t’ia gjymtuar ekonominë dhe trazuar pushtetin Putinit. Ukraina po lufton për krejt botën e lirë, po lufton edhe për neve! Slava Ukraini! 🇺🇦

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat