Pacolli jep dorëheqje nga AKR-ja

Aktuale

Pacolli jep dorëheqje nga AKR-ja

Më: 1 mars 2022 Në ora: 14:56
AKR

Islam Pacolli ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha strukturat dhe funksionet në Aleancën Kosova e Re (AKR). Këtë e bëri të ditur ai në rrjetin social Facebook, derisa tha se arsyet janë personale.

“Ju njoftoj se për shkaqe personale jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha strukturat dhe funksionet në subjektin politik AKR.

Familjes time, presidentit të AKR-së, z.Behgjet Pacolli, votuesve të nderuar të këtij subjekti politik dhe të gjithë mbështetësve të mi, ju jam mirënjohës dhe falënderues përjetësisht”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka qenë deputet për një mandat në Kuvendin e Kosovës, ndërsa deri më tani ishte anëtar i Kryesisë së AKR-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat