​Ngjarjet e datës 18 maj

Aktuale

​Ngjarjet e datës 18 maj

Më: 18 maj 2022 Në ora: 00:06
Foto ilustrim

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:00)

AWESK- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë prezanton publikimin e parë me titull "Diversiteti gjinor në sektorin e energjisë në Kosovë". (Hotel “Garden” Prishtinë, ora 09:00)

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë KOMF publikon raportin e monitorimit “Shërbime sociale afër qytetarit”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:00)

Organizohet punëtoria për Programin Kombëtar të muzeve në Kosovë. Merr pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 09:45)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret për vizitë zyrtare presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë, ora 10:00, pas takimit mbahet konferencë për media – Kabineti i Presidentes)

Shpallja e aktgjykimit në rastin Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 10:00 - 12:30)

Organizata YMCA organizon eventin në kuadër të lansimit të Koalicionit të Organizatave të edukimit jo-formal. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00-12:00)

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) organizon takimin iniciues të projektit “Sigurimi i cilësisë për punën e koordinatorëve përgjegjës për marrëdhëniet me biznesin”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:30)

Lëvizja FOL organizon forumin “FOL Hapur për Sundimin e Ligjit në Kosovë”. Marrin pjesë ambasadori i SHBA-së Jeffrey Hovenier dhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, 11:00).

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, takohet me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Pamje në fillim të takimit. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 12:25)

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama do t’ia dhurojë “Çelësin e Qytetit” presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 15:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat