Certifikohen kursantët e Kursit Bazë të Xhenios Luftarake

Aktuale

Certifikohen kursantët e Kursit Bazë të Xhenios Luftarake

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 19:06
FSK

Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u realizua ceremonia e certifikimit të Kursit Bazë të Xhenios Luftarake, që u realizua në hapësira të ndryshme trajnuese në Kosovë.

Qëllimi i këtij programi është t`i aftësoj kursantët me njohuri për të kryer detyra në fushën e xhenierëve luftarakë duke pasur parasysh parimet e lëvizshmërisë, kundër lëvizshmërisë dhe mbijetesës.

Zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi përgëzoi për punën, angazhimin e instruktorëve dhe pjesëmarrësve në realizimin e këtij trajnimi të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve të Xhenios Luftarake.

Ai njehësh falënderoi Britaninë e Madhe për ndihmën e dhënë në ngritjen dhe avancimin në fushat e krijimit të kapaciteteve të reja për FSK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat