​Bajrami pyet Kurtin: A mund t’i garantoni qytetarët që nuk do të ketë rritje tjetër të çmimit të energjisë elektrike

Aktuale

​Bajrami pyet Kurtin: A mund t’i garantoni qytetarët që nuk do të ketë rritje tjetër të çmimit të energjisë elektrike

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 12:00
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, nëse mund t’i sigurojë qytetarët që nuk do të ketë rritje tjetër të çmimit të energjisë elektrike.

Në seancën e Kuvendit, Bajrami duke iu referuar raportimit në media, ka thënë se KESCO ka bërë kërkesë për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave.

Sipas saj, po fillon edhe një cikël i ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Bajrami-Kurtit: A mund t’i garantoni qytetarët që nuk do të ketë rritje tjetër të çmimit të energjisë elektrike

“Ka disa muaj që kemi ngritë çështjen që në vjeshtë ndoshta do të përballemi prap me një krizë energjetike por as ne nuk e kemi pritur që pikërisht tani në muajin korrik të përballemi me një gjë të tillë. Pyetja për ju është, dhe për ministrin e Financave njëkohësisht, ku është problemi i moszbatimit të subvencionit prej 100 milionë euro, është lënda në gjykatë, a është kontestimi që iu është bërë diskriminimi shtresave të qytetarëve, apo ku është ky problem a mundeni sot t’iu garantoni qytetarëve të Republikës së Kosovës që nuk do të ketë edhe një ngritje tjetër të çmimit të energjisë elektrike. Qytetarët sot po përballen me ngritje të çmimeve mbi 14 përqind, edhe një ngritje tjetër në faturat e energjisë elektrike do t’i gjunjëzonte qytetarët por njëkohësisht edhe bizneset”, ka thënë Bajrami.

Si problem ajo e ka ngritur edhe çështjen në sektorin e shëndetësisë duke theksuar rritjen e numrit të personave të infektuar me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat