Albulena Haxhiu sulmon Hashim Thaçin për Specialen

Aktuale

Albulena Haxhiu sulmon Hashim Thaçin për Specialen

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 12:52
Albulena Haxhiu dhe krerët e UÇK-së në Hagë

Pas deklaratës së djeshme të presidentes Vjosa Osmani, ish-presidentin Thaçi sot e ka atakuar indirekt edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kur u pyet në konferencë për media rreth Gjykatës Speciale, ajo tha se përgjegjës duhet të mbahen ata që bënë presion për ta formuar Specialen.

“Gjykatën Speciale e kanë futur në Kushtetutën e Kosovës. Kushtetuta nuk mund të ndryshohet pa votat e 2/3 të deputetëve shqiptarë dhe pa 2/3 e votave të komuniteteve. Siç e dini, edhe Lista Serbe është në Kuvend. Ne e kemi gjetur Gjykatën Speciale si fakt të kryer. Përgjegjës nuk mund të mbahemi ne, përgjegjës duhet të mbahen ata që ia kanë ndrydhur duart deputetëve në kohën kur u themelua. Ata janë që po hedhin tym, por duhet të japin përgjegjësi”, ka thënë Haxhiu.

Ajo përkrahu rezolutën e Shqipërisë ndaj Dick Martyt, por pati dilema nëse prodhon ndonjë efekt juridik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat