​Haradinaj uron Begajn: Ju premtoj bashkëpunim vëllazëror në çdo kohë

Aktuale

​Haradinaj uron Begajn: Ju premtoj bashkëpunim vëllazëror në çdo kohë

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 20:00
Bajram Begaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka uruar Bajram Begajn, pasi ky i fundit edhe zyrtarisht mori detyrën e presidentit të ri të Shqipërisë.

“I nderuar President, nga zemra ju uroj mbarësi në funksionet e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ju premtoj bashkëpunim vëllazëror në çdo kohë dhe rrethanë”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Ish-ushtaraku Bajram Begaj mori sot zyrtarisht detyrën si presidenti i tetë i Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat