Rinia pyet se kur bëhet mirë

Aktuale

Rinia pyet se kur bëhet mirë

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 17:21
Valixhet u vendosen në shenjë proteste ndaj gjendjes aktuale në Kosovë.

Në Ditën Botërore të Rinisë, 12 Gusht, aktivistë të organizatës Nisma për të drejtat e njeriut (YIHR) në Kosovë vendosën dhjetëra valixhe në shesin Nënë Tereza në Prishtinë.

Ato u vendosen në shenjë proteste ndaj gjendjes aktuale në Kosovë.

Aktivistët thanë se në mungesë të perspektivës, shkollimit cilësor, vendeve të punës, si dhe mungesës së barazisë, të rinjve u ka mbetur vetëm një opsion.

Largimi nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat